Haziri: Peon Sadiku është krenaria e Gjilanit dhe gjithë shqiptarëve!

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka pritur në një takim pune regjisorin e ri, Peon Sadiku, i cili edhe pse është vetëm 12 vjeçar, shkollën " Abaz Ajeti", Gjilanin dhe Kosovën i ka bërë të njohur me aftësitë e tij në regji, gjë për të cilën Haziri ka thënë se do ta trajtoj meritueshëm përmes Fondit të Ekselencës.


“Peoni është nxënës i klasësë së VI, pran skollës "Abaz Ajeti" që Gjilanin e ka bërë krenar me punën, angazhimin dhe sukseset që ka shënuar në regjinë filmike, por edhe në fushën e këndimit.

Këtë vit Regjisori Peon Sadiku mori pjesë në festivalin ndërkombëtar Anibar, me filmin e radhës dhe atë në gjuhen Angleze "Pogragja's Castle". Realizuar tek Kalaja e Pogragjës . Nxënësit e kësaj shkolle treguan një kreativitet për film duke dhënë maksimumin e tyre. Një skenar i realizuar nga Mesuesja Merita Asllani me porosi të caktuar duke gërshetuar orët e mësimit teorik me praktike. Porosia e nxënsve ishte qe t'i ruajme vlerat kulturo historike si një pasuri akoma e gjallë dhe e reziztueshme përkundër trajtimit jo të mirë. Senzibilizimin e pushtetit dhe mekanizmave të tyre per ti ruajtur këtë trashigimi mijëvjecare.
"Filimi "Pogragja's Castle" ka fituar vendin e I rë në festivalin ndërkombëtar Anibar, dhe është shpërblyer çmimin  me Junior Oascar.

Familja e tij, shkolla " Abaz Ajeti" ku ai vazhdon mësimet, Komuna e Gjilanit dhe qytetarët e saj gjithmonë janë krenarë me sukseset e secilit. Veçanërisht kur është fjala për një 12 vjeçar që me veprën e tij, ka hyre në mesin e filmave më të mirë për “Junior Oscar”, të mbajtur vitin e kaluar. Ai ka marrë pjesë edhe në organizime të tjera që na bëjnë të ndjehemi vërtete shumë krenar dhe me fat që e kemi një nxënës të tillë”, ka thënë, mes tjerash, kryetari Lutfi Haziri.

E vet Peoni, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe mbështetjen, derisa ka konfirmuar angazhimin maksimal në fushën e inovacionit, filmit, këngës dhe fusha të tjera të ngjashme, për të dëshmuar që edhe përkundër që është shumë i ri në moshë, mund të kontribuoj me sukseset e tij dhe me idetë që ka.

Gjatë të ardhmes, Peoni ka bërë të ditur që do të vazhdoj gjithsesi me punë, që me veprat dhe vlerat e tij të jetë një konkurrues serioz në çdo organizim.

Kthehu