Gjithëçka gati për fillimin e procesit të ri mësimor 2018/19

 

Drejtoria, mësimdhënësit dhe punëtorët ndihmës të shkollës “Abaz Ajeti” i kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e viti të ri shkollor 2018/19, që do të fillojë më 3 shtator.

 

 

Sot në lokalet e shkollës Fillore dhe të u mbajt mbledhja e këshillit të arsimtarëve, në të cilën u analizua suksesi i viti paraprak dhe përgatitjet për fillimin e viti të ri shkollor 2018/19. Në mbledhjen të cilën e kryesoi drejtori Arsim Bejtullahu, ku ishin pjesëmarrës shumica e mësimdhënëseve, së pari u analizua suksesi i viti të kaluar dhe suksesi i nxënësve të cilët ishin në riprovim. Vlen të veçohet se në krahasim me shkollat tjera, shkolla jon vitin e kaluar shkollor ishte shkolla me më pak mungesa për kokë të nxënësve. Pasi u konstatua se të gjithë nxënësit e riprovuar kishin treguar sukses pozitiv atëherë edhe u aprovua suksesi i viti të kaluar shkollorë.

Në vazhdim drejtori Bejtullahu, i njoftoi mësimdhënësit për përgatitjet teknike të cilat janë kryer në objektin shkollor. 

Përveç përgatitjeve teknike, janë bërë edhe të gjitha përgatitjet tjera siç janë , përgatitja e orarit mësimor, ndarja e orëve mësimore dhe kujdestaritë.

Ditarët e punës,dhe tekstet kan arritur  dhe këtë  vit nuk do të ketë probleme rreth furnizimit të nxënësve me tekste shkollore.  

Drejtoria e shkollës të gjithë nxënëseve, mësimdhënëseve iu dëshiron një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

Admin

Kthehu