Drejtori Bejtullahu uron vitin e ri 2021

 

Mësimdhënës  të Sh.f.m.u " Abaz Ajeti" Gjilan, Ju uroj një vit të mbarë dhe të keni begati në familjet tuaja.

 

Ishte një vit ku Ju sakrifikuat çdo gjë, nuk u dorëzuat asnjë ditë edhe pse ishit të rrezikuar nga COVID-19 por punuat zellshëm, fjalë ëmbël dhe të afërt me nxënësit. E bëtë këtë sepse donit të krijonit ndjesinë e dashurisë dhe të afërsisë për njëri-tjetrin dhe sadopak nxënësit pavarësisht rrethanave ta kenë buzëqeshjen në fytyrat e tyre.

Por nga ana tjetër ishit dhe të kujdesshëm ndaj secilit. U munduat t'i ndihmoni ata në çdo rast dhe në çdo rrethanë dhe ky ishte shkaku pse kjo shkollë pati sukses dhe rezultate shumë të mira.

Dhe një herë shëndet të gjithëve dhe ngushëllime për ata që nuk janë në mesin tonë.

Paçi gëzime, pritshi një vit të mbarë, ta kemi shëndetin, të jeni të suksesshëm ashtu siç dini ju të jeni me zellin dhe punën që bëni.

Gëzuar !

Kthehu