Drejtori Bejtullahu nxënësve dhe mësimdhënsve uron Përfundimin e gjysmëvjetorit të parë dhe vitin e Ri 2018

 

Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës, gjatë këtij gjysëmvjetori të parë të vitit shkollor, ju së bashku keni bërë një punë të madhe, prandaj ju falënderoj përzemërsisht për përkushtimin tuaj në arritjen e rezultateve sa më të mira.

 

Jam i bindur  se me një angazhim të përbashkët  do të arrijmë suksese edhe më të mëdha gjatë gjysmëvjetorit të dytë, dhe viteve në vijim.

Puna dhe suksesi i përbashkët i të gjithë neve do të thotë cilësi në edukim dhe arsimim.

Prandaj, të dashur nxënës , prind, mësimdhënës  dhe staf teknik,  ju uroj që viti 2018 të jetë vit i realizimit të dëshirave tujaja, i sukseseve të dëshirueshme  dhe njëherit  pushim të këndshëm gjatë këtyre ditëve  dimëri.

 

Kthehu