Aktivitetet në kuadër të projektit FRED

 

Projekti FRED në shkollën tonë ka filluar   aktivitetet e planifikuara për përmbushjen me sukses të qëllimit të projektit në të cilin po punohet vazhdimisht në shkollën tonë në bashkëpunim me nxënësit, mësimdhënësit, prindërit e komunitetin.

Pas takimit të grupit përfaqësues të shkollës sonë me ekipet tjera dhe udhëheqësit e projektit, në Durrës, tanimë ne vimë me ide edhe më të qarta dhe plotësisht të gatshëm për realizimin e pikave përkatëse.

Punën tonë drejt përfundimit me sukses të projektit, e kemi filluar sot me aktivitetin #FREDtellsastory, ku nxënësit e mësimdhënësit tanë në bashkëpunim me prindërit, familjarët, e pjesëtarët e komunitetit të inkuadruar në këtë aktivitet, u mblodhën bashkë për të rrëfyer dhe ndarë përvojat e bashkëpunimit, suksesit dhe ndryshimit përgjatë viteve.

Nxënësit tanë entuziastë, natyrisht se secilin moment janë tê aftë ta shndërrojnë në argëtim, kështu edhe kësaj rradhe nuk munguan të qeshurat e zbavitjet mes nesh.

Ne padyshim se do vazhdojmë edhe më tutje me shpërndarjen e dijes dhe bashkëpunimit duke rrezatuar përherë e e më tepër pozitivitet e buzëqeshje përmes punës sonë të vazhdueshme.

 

F. Sylejmani

 

Kthehu