A e dini se...

Matusalén është pema  më e vjetër në botë , është 4.841 vjeçare dhe ndodhet në Malet e Bardha, Kaliforni.

A e dini se...

Para pushtimit romak, Gadishulli Ilirik (ballkanik) kishte 4.5 milion banore, nderkohe vetem ilire ishin 1.5 milion banorë..

A e dini se...

Vendi më i goditur në botë nga rrufeja është liqeni Maracaibe në Venezuelë është emëruar si vendi me elektricitetin më të madhë në botë , veçanërisht pika në të cilën lumi Catatumbo takohet me liqenin është goditur 28 herë në minutë. 

A e dini se...

Jo shumë larg nga Flagstaff , në Arizonë , ndodhjet një krater 1.2km i gjerë dhe 200m i thellë . Ai është krijuar gati 50000  vjet më parë  , kur një meteor goditi tokën . Duke supozuar se shpejtësia me të ciën meteori udhëtonte ishte rreth 17.5km në sekondë 

A e dini se...

Ekziston një liqen në Australinë Juglindore , i cili quhet "HIlier" ka ngjyrë rozë , por për këtë shkencëtarët ende nuk janë të sigurt pse. 

Një prej mendimeve është se ekziston një bimë e quajtur DUNALIELLASALINA i cili i jep ngjyrën liqenit

A e dini se...

Më 23 shtator është baraznata e shtatorit (ekuinoksi i vjeshtës).

Ekuinoksi  astronomi është ai çast kohor (jo një ditë e plotë) kur qëndra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejtë sipër ekuatorit tokësor, rreth 20 marsit dhe 23 shtatorit të çdo viti. Thuhet edhe kur dielli bie në pus, domethënë pasqyrimi i diellit në një pus, fenomen që nuk ndodh dhe nuk mund të verifikohet në asnjë paralel tjetër tokësor. Në këto dy data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë. Gjatë baraznetëve, dielli lind saktësisht në lindje dhe perëndon me saktësi në perëndim.

 hemisferën e veriut, baraznata e marsit (që ndodh më 20 apo 21 mars) është baraznata e pranverës (ekuinoksi i pranverës) dhe baraznata e shtatorit (që bie më 22 apo 23shtator) quhet baraznata e vjeshtës (ekuinoksi i vjeshtës).

Baraznetët mund të mendohen edhe si pika në qiell. Edhe pse drita e ditës bën që yjet të mos shihen, duke e bërë të vështirë vendndodhjen e Diellit në lidhje me trupat e tjerë qiellorë, Dielli ka një vendosje të përcaktuar lidhur me yjet e tjerë. Ndërsa Toka rrotullohet rreth Diellit, vendndodhja e dukshme e diellit zhvendoset në një rreth të brendshëm gjatë një viti. Ky rreth quhet ekliptikë, dhe është edhe rrafshi i orbitës tokësore drjetuar mbi sferën qiellore.

A e dini se...

Michael Jackson mban rekordin boteror te Ginesit si artisti qe albumet e tij kane fituar me shume para pas vdekjes.

A e dini se...

  • ... në mesin e 21 të rinjëve të cilët në vitin 1909, kur u hap Normalja e Elbasanit që i kishte financuar Hasan Prishtina, ishin edhe 5 nxënës nga Gjilani: Shyqri Malushi, Qamil Zeneli,Nevzat Sherifi, Sahit Ademi dhe Beqir Sadiku.

A e dini se...

Makina e pare llogaritese(portative) u shit ne Teksas ne vitin 1971 per 150 $.

A e dini se...

Ajnshtajni flinte më shumë se 10 orë gjumë çdo ditë

A e dini se...

...Portokalli ne te vertete eshte nje frut hibrit, eshte 25% pomelo dhe 75% mandarine.

A e dini se...

...Dy kryeqytet me largësinë më të mëdha ndërmjet tyre janë "Rekjajvik(Island) dhe Wellington(Zelanda e re)

A e dini se..

 

Gjamia e Sijarines,Mosque of Sijarina-Medvegja.

... në rajonin e Medvegjës shkolla për nxënësit shqiptarë është hapur në vitin  1899 por me mësim në gjuhën serbe, e njohur me emrin "Shkolla te Xhamia" në Siarinë.

A e dini se...

  1. Kaktusi ka përshtatshmëri speciale që e bëjnë ideale për të jetuar në vende të nxehta, ku është shumë nxehtë gjatë ditës dhe ftohtë gjatë natës, në vende me thatësi, ku reshjet e shiut sillen rreth 25mm/ gjatë vitit dhe ndryshe quhen bimë-deve.

A e dini se ...

A e dini se...


Ahmet Zogu ishte njeriu i cili ia dha dritën jeshile futbollit në Shqipëri.

A e dini se...

 Adolf Hitleri, Xhengiz Kani, Benito Musolini dhe Napoleon Bonaparta kishin frikë nga macet.

A e dini se...

Tomas Edisonit iu deshën mbi 30,000 testime për ta vënë në funksion poçin elektrik.

A e dini se...

Ndërtesa me e lart ne botë është 828 metra e lart(Dubai), e quajtur Burj Khalifa.
Sheik Muhamed bin Rashid al-Maktoum e ndërtoi kete ndërtesë

A e dini se...

 Për 24 orë të gjitha çimet në trupin e njeriut arrijnë gjatësi 27 metra.

A e dini se...

Ne lashtesi ngjyrat per pikturim krijoheshin nga vezet

A e dini se...

Në mesjetë shkrimtari dhe shkencëtari i njohur, Zhyl Vern kishte projektuar nëndetësen, mirëpo dokumenti i tij (skica) fatkeqësisht u shkatërrua.

A e dini se...

 Piktori i njohur Leonardo Da Vinci kishte aftësi të pikturonte me njerën dorë dhe njëkohësisht të shkruante me dorën tjetër.

A e dini se...

.....Në vitin 1927 filloi shërbimi telefonik tejatlantik ndërmjet Londrës dhe Nju Jorkut. Ditën e parë u bënë 31 thirrje.

__________________________________________________________________________________________________________

A e dini se...

Më 21 dhjetor ndodh  Diellndalimi (Solstici) i dimrit
 

Datoteka:Earth-lighting-winter-solstice EN.png

Solstiku apo solstici (lat solstitium; dhe gr. iliostasio) - Diellndalimi, është çasti kohor i vitit në të cilin boshti tokësor arrin pjerrësinë më të madhe dhe më të vogël ndaj diellit.
Solstiku, diellndalimi, ndodh dy herë në vit, 21 qershor, që quhet diellndalimi veror (solstici i verës), dhe më 21 dhjetor, i cili quhet diellndalimi dimëror (solstici i dimrit).
Diellndalimi veror ndodh më 21 qershor, në gjysmëlëmshin verior dhe gjysmëlëmshin jugor të tokës. Diellndalimi i verës është dita më e gjatë e vitit, dhe për pasojë nata më e shkurtër. Në çastin e diellndalimit, Dielli arrin pjerrësinë më të madhe të lëvizjes së tij në krahasim me eklipsin(errësimin), dhe është në zenit të tropikut të Gaforres. Diellndalimi veror përfaqson fillimin e verës dhe ka qenë në histori shkak festimesh.
Diellndalimi dimëror ndodh në gjysmëlëmshin jugor, më 21 dhjetor, apo 22 (21 apo 22 qershor) në gjysmëlëmshin verior të Tokës. Data e diellndalimit dimëror shënon edhe ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit. Dielli mbërrin pjerrësinë më të vogël dhe ndodhet në zenit në tropikun e Bricjapit. Edhe diellndalimi i dimrit ka qenë me qindra vjet me radhë shenjë festimesh të ndryshme dimërore, p.sh. Saturnalia në Romën e lashtë, Kvanza për disa popuj afrikanë, si edhe Krishtlindja ndër të krishterët.
Diellndalimi sëbashku me baraznatën lidhen me përcaktimin e stinëve të vitit.

A e dini se ...

...ka rënë borë në Egjipt, pas 112 viteve 

Kjo është një ngjarje shumë e rrallë në këtë shtet Afrikan, ku në verë temperaturat arrijnë deri në pesëdhjetë gradë.

Bora ka pushtuar pjesën jugore të Egjiptin dhe sipas meteorologëve një eveniment i rrallë ky që nuk ndodhte që në vitin 1950. Ndërsa burime të tjerë thonë që në Egjipt nuk bie dëborë që prej 1901-it.

“Në 54 vjetët e mi, unë nuk mbaj mend një pamje si kjo”, ka thënë kryebashkiaku i Jerusalemit, Nir Barkat. Në fakt kishte 100 vjet që nuk kishte rënë një borë e tillë

Autoritetet izraelite thonë se së paku 50 centimetra borë kanë rënë qysh të enjten.