Dreni shembullor !

 

Dren (Mehmet) Rapuca është i lindur më 28.01.2000 në Gjilan, është nxënës i klasës VIII-2 në Shkollën e Mesme të Ulët “Abaz Ajeti” në Gjilan .

Dreni që nga fëmijëria e hershme ka treguar interesim për sporte, por mbi të gjitha i pëlqejnë sportet luftarake, e në veçanti sporti i karatesë. Që nga viti 2010 është pjesë e klubit të karates “Dardania” në Gjilan.

Dreni është shumë i dhënë pas këtij sporti luftarak dhe për këtë dëshmojnë rezultatet që ai ka arritur përgjatë këtyre tre vjetëve.

Në këtë periudhë tre vjeçare Dreni ka zhvilluar 37 luftëra individuale e grupore në garat e karatesë në Koosovë si dhe në  shtetet e rajonit si në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e Serbi. Dren Rapuca në të gjitha ndeshjet, garat individuale e grupore është radhitur nga vendi i parë deri në të tretin.

Kështu në garatë e organizuara në Ulqin “Ulqini Open 2011”, ka zënë vendin e parë (gara Kata), po ashtu edhe në garat “Ulqini Open 2012 ”në garat ekipore, zë vendin e parë, ndërsa në luftën individuale zë dy herë vendin e tretë.

 Po ashtu, në vitin 2011, në garat “Presheva Open 2011”, në gara ekipore ka zënë vendin e parë, ndërsa në lufta indivduale ka zënë vendin e dytë e të tretë.

Në Preshevë, Serbi, në garat ” K.K. Presheva Open 2011”, në luftë ekipore vendi i parë, ndërsa në luftë individuale vendi i dytë dhe tretë.

 

Në Vranjë, në vitin 2011 në garat e “K.K. Vranja Open“ si në luftë individuale dhe në atë ekipore zë vendin e tretë.

 

Në vitin 2011, në garat e ”K.K. Fati”, në Gostivar (Maqedoni) dhe në garat e “K.K. Drini” (Strugë- Maqedoni) zë vendin e dytë dhe të tretë, në gara individuale e po ashtu edhe në garat ekipore vendin e tretë.

 

Në Rozhajë të Malit të Zi, në vitin 2012, në garata e organizuara nga ” K.K. Rozhajë”, në garë individuale zë vendin e parë, ndërsa në garë ekipore vendin e dytë, e në një garë tjetër individuale vendin e tretë.

Në vitin 2012 në garat e “F.K.Ippon 2012” në Prishtinë, në garë individuale zë vendin e parë.

Në vitin2013,  në garat e “F.K.K .Shpresat” në luftë individuale zë vendi e parë.

Po ashtu në të njëjtin vit, pra në vitin 2013, në “F.K.K.Kampion individual” zë vendin e parë.

 

Në Shqipëri, në vitin 2013 në Elbasan, në garat e organizuara nga “Sport klub Elbasan”, në luftë individuale, zë venin e dytë, ndërsa disa ditë më vonë, në garë idndividuale, në garat e organizuara në Tiranë nga “F.K.Kupa Pavarësia 2” zë vendin e parë e të tretë.

 

Përmendëm disa nga garat më të rëndësishme në të cilat ka marrë pjesë Dren Rapuca dhe sukseset e tij, pa përmendur edhe shumë të tjera në Gjilan, Podujevë etj. Dreni ka marrë edh plotë mirënjohje për aktivitetin e tij sportive në karate.

Ai gjithashtu ka fituar me meritë të punës së tij dhe të trajnerit të tij Shkëlzen Bala edhe 4 brezat e karatesë, si të verdhin, të kuqin, të gjelbërtin dhe të kaltërtin.

 

Përpos barierave që ka edhe më tutje sporti Kosovar në pjesëmarrje në garat ndërkombëtare, këtë problem e përcjell edhe sportin e karatesë, e poashtu  edhe Drenit, u dalin edhe shumë vështirësi të tjera e në veçanti ato janë të sferës financiare. Kështu Dren Rapuca, në të gjitha garat, si në vend, si në shtetet e rajonit, si për pjesëmarrje, ushtrime, gara, udhëtime, buajtje, i ka bërë me vetfinancim, përkatësisht me ndihmë finaciare nga familja, që do të thotë se është një barrë jo e lehtë e përballueshme në kushtet tona. Madje Dreni, për shkaqe financiare nuk ka mund të marrë pjesë në çdo garë, por i është dashur të “rezervohet “ shumë herë vetëm në garat finale. Kjo i ka pamundësuar atij, që të ketë edhe një përvojë edhe më të madhe.

Prandaj talentëve të tillë si Dreni, por edhe shumë të tjerë që ka në gjithë Kosovën, do duhej dalë në ndihmë, vet institucionet tona shtetërore, që kanë në përgjegjësi sportin, në mënyrë që ata, duke zhvilluar, afirmuar sporte të ndryshme, afirmojnë veten por edhe Kosovën. Talentët duhet, ndihmuar, ushqyer, afirmuar e jo t’i lëmë të shuhen.

Le të shpesojmë se ditë më të mira do të vijnë për të gjitha sportet e Kosovës, e ashtu edhe për Drenin, një karateist që premton, e i cili, përkundër angazhimeve në këtë sport arrin të jetë edhe nxënës i shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore.

 

/Ismet Azizi/

___________________________________________________________________________________________________________

Vesa shembullore !

 

Vesa Ibrahimi ka lindur më 25.12.2001 në Zagreb të  Kroacisë dhe është nxënëse e klasës VI/2 në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan..

Vesa në moshën 6 vjeqare në prag të hyrjes në klasë të parë  me prindër ka ardh nga Zagrebi. Prindërit e sajë Arsimi nga Gjilani dhe Zhaklina nga Binça e Vitisë  kryen studimet Univesitare dhe një kohë jetuan dhe punuan në Zagreb.

Vesa është nxënëse shembullore me të gjitha pesa, në klasen e  Hanumshahe Zekës. Nga klasa e I-rë deri në të V-tën për te u kujdesë shumë mësuesja Dashurije.Vesa ka qenë fëmijë shum i turpshëm, adaptimi në Kosovë  nuk ka qenë i lehtë për te. Mësuesja Dashurije është mundu dhe ka arritë  ta liron prej asaj “ ngurtësie” , i ka dhën kurajo dhe e ka nxitë për gjithqka. Përndryshe ajo është fëmijë shumë i qetë, intelegjent dhe kreativ, por ka një vullnetë të çelikt kur dëshirpn të arrijë  diçka, thot Zhaklina e ëma e sajë. Vesa ka edhe një vëlla me emrin Gent Aron, sëshpejti i mbush 6 vjet, dhe  i cili qysh tash po shihet se ka me shku hapave të motrës , thot babai  Arsimi.

Ajo përpos që është nxënëse shembullore e ka edhe një hobi. Hobi i saj është karateja.

Vesa që nga shtatori i vitit 2010 ushtron sportin e karatesë dhe është anëtare e klubit të karatesë “Drita” i cili është i themeluar në vitin 1972 dhe është klubi më i vjetër i karatesë në Komunën e Gjilanit dhe një ndër klubet e karatesë më të vjetra në Kosovë.

Sporti i parë me të cilin ka dashur të merret është atletika mirëpo në mungesë të klubit të atletikës në komunën e Gjilanit ajo fillon të merret me karate. Për një kohë të shkurtër në sportin e karatesë tregon shkathtësi të larta dhe për dy vite veq arrin të bëhet kampione e Kosovës edhe kampione mbarëkombëtare. Që nga viti 2011 merr pjesë edhe nëpër gara të karatesë si nëpër Kosovë poashtu edhe nëpër Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri, Serbi dhe në shtet të tjera. Po ashtu merr pjesë edhe në kampionatin e Evropës (IMAF) të mbajtur në Namborn të Gjermanisë në vitin 2011 dhe stoliset me medalje të argjend ndërsa në vitin 2013 merr pjesë në kampionatin botëror të shotokanit (ËSKU) në Stamboll të Turqisë ku stoliset me medalje të bronzt.

Viti 2013 ka qenë shumë i sukseshëm ku ka arritur vazhdimisht rezultate kulmore. Më poshtë janë të paraqitura garat ku ka fituar medalje si dhe janë dhënë disa statistika.

 

Vesa Ibrahimi, 10-11 vjeç, F, -34 kg ( -37 kg)

Rezultatet e arritura në vitin 2013

Gjithësejt 20 medalje:

• 14 medalje të arta,

 • 4 të argjenta dhe

 • 2 të bronzta

 Në vazhdim janë të paraqitura të gjitha medaljet e fituara në vitin 2013

1. Vendi 2, kumite, “Ippon 2013”, 24.03.2013, Prishtinë

2. Vendi 1, kumite, “Gazi Baba Open 2013”, 13.04.2013, Skopje, Macedonia

3. Vendi 3, kumite, 4th World Shotokan Karate Championships, 5-7.04.2013, Istanbul, Turkey

 4. Vendi 1, kumite, “Haki Ibërdemaj”, 21.04.2013, Pejë

5. Vendi 1, kumite, “Kosova Open 2013”, 05.05.2013, Prishtinë

 6. Vendi 1, kumite, “Shpresat e Kosovës”, 19.05.2013, Prishtinë

7. Vendi 1, kumite, “Prizren League Open”, 02.06.2013, Prizren

 8. Vendi 2, kata, “Prizren League Open”, 02.06.2013, Prizren

 9. Vendi 1, kumite, “Xhevat Makolli”, 09.06.2013, Prishtinë

10. Vendi 2, kata, “Xhevat Makolli”, 09.06.2013, Prishtinë

11. Vendi 1, kumite, “Rrahim Curri & Behar Begolli”, 16.06.2013, Podujevë

12. Vendi 1, kata, “Rrahim Curri & Behar Begolli”, 16.06.2013, Podujevë

13. Vendi 1, kumite, “Struga Open 2013”, 21.09.2013, Struga, Macedonia

 14. Vendi 1, kumite, “Katana Open 2013”, 27.10.2013, Gjilan

15. Vendi 2, kata, “Katana Open 2013”, 27.10.2013, Gjilan

 16. Vendi 1, kumite, “Elbasani Open 2013”, 17.11.2013, Albania

17. Vendi 1, kumite, “Kupa Pavarësia 2”, 26.11.2013, Albania

 18. Vendi 1, kumite, “Kupa Pavarësia 2”, 26.11.2013, Albania

19. Vendi 1, kumite, Turneu mbarëkombëtar “Adem Jashari”, 08.12.2013, Prishtinë

20. Vendi 3, kata, Turneu mbarëkombëtar “Adem Jashari”, 08.12.2013, Prishtinë Kumite (lufta) është lufta që zhvilllohet në mes të dy garuesëve. Kata është lufta me kundërshtarë të imagjinuar.

Ka marrë pjesë nëgjithësej 15 turne si brenda Kosovës, në rajon (Maqedoni, Shqipëri) dhe në Kampionatin Botëror të Shotokanit në Stamboll të Turqisë. Shumë më e sukseshme ka qenë në kumite (lufta) ku në vitin 2013 ka zhvilluar gjithësejt 32 lufta. Fituese ka dalur 27 herë duke realizuar 91 pikë dhe ka patur 5 lufta të humbura me 10 pikë të humbura.

Në Kampionatin Botëror të Shotokanit më 2013 ka zhvilluar 5 lufta ku ka arritur 2 fitore (6:0 dhe 3:0) dhe ka pësuar 3 humbje (0:3, 0: 6 dhe 0: 1) dhe njëherit janë këto pikët e vetme të humbura në vitin 2013. Hendikep jashtë zakonisht i madh ka qenë mos prezenca e trajnerit të saj në këtë kampionat botëror.

Këtë më së miri e dëshmon edhe fakti se në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri në vitin 2013 ka zhvilluar 27 lufta ku fituese ka dalur fituese në 25 lufta dhe ka patur vetëm 2 humbje të dyja me rezultat 0:0. Numri i pikëve të fituara ka qenë 82 pikë ndërsa numri i pikëve të humbura ka qenë 0 (zero) pikë.

Pa dyshim rezultati i vitit 2013 është pothuajse i pa përsëritshëm veçanarisht sa i përketë pikëve të fituara dhe të humbura..

 

Struga Open 2013 : http://www.youtube.com/watch?v=MnmUkoslEeg

Katana Open 2013 Vendi i Parë: http://www.youtube.com/ëatch?v=m4r1stPA7jg

 

/Ismet Azizi/  2.01 .2014